Federico Bernardeschi ishte ndër lojtarët më të mirë në rikthimin sensacional që bëri Juventusi para një jave duke e eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve.
Por, padyshim më meritori për këtë ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi tre gola, por festimi i tij pas ndeshjes ka hapur shumë polemika, aq sa UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj portugezit.
😂😂😂. Never write of @Cristiano. pic.twitter.com/fzY7gceC3O
— Kofi Ahmed (@okiyaale) March 12, 2019
Bernardeschi beson se Ronaldo nuk do të suspendohet për ndonjërën nga ndeshjet ndaj Ajaxit, në të kundërt, sipas tij, do të ishte çmenduri e vërtetë.
“Nuk mendoj se duhet të ketë një dënim. Nuk është diçka që meriton shumë vëmendje, një dënim për atë gjë do ishte çmenduri”.
“Ishte thjesht një festim. Ronaldo është i qetë ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, ka deklaruar Bernardeschi, transmeton KP.
Një festim të ngjashëm e kishte bërë edhe Diego Simeone në ndeshjen e parë që Atletico e kishte fituar ndaj Juves dhe argjentinasi ishte dënuar vetëm me para.
https://twitter.com/19jhodgkiss/status/1098337126008193024