Telegrafi

Bernardeschi: Ndihemi i emocionuar, faleminderit për mirëpritjen – Forza Juve!

Federico Bernardeschi ndjen shumë emocione pas bashkimit me Juventusin dhe falënderon fansat për mirëpritjen e tij.

Futbollisti i talentuar italian iu bashkua Bianconerëve nga Fiorentina më herët sot (e hënë), për një tarifë prej 40 milionë plus pesë milionë euro bonuse potenciale.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bernardeschi nënshkruan me Juventusin (Foto)

Me tu zyrtarizuar si futbollist i Zonjës së Vjetër, Bernardeschi ka treguar se ndjehet shumë i emocionuar, teksa nuk ka hezituar ti falënderoj tifozët për mirëpritjen që ia kanë bërë.

“Kam shumë emocione. Unë duhet t’i falënderoj të gjithë, kur kam ardhur pa pasur kaq shumë njerëz këtu që të më mirëpresin dhe më kanë bërë të ndiej menjëherë pasionin e tyre”, ka thënë fillimisht Bernardeschi, duke folur me Juventus TV.

Lexo po ashtu Bernardeschi mbërrin në Torino, pritje e jashtëzakonshme për yllin italian (Video)

“Dua të vihem menjëherë në dispozicion të grupit dhe trajnerit [Massimiliano Allegri]”.

“Buffon? Kam thënë gjithmonë se Gigi është një shembull për të gjithë, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, jo vetëm për mua”.

“Ai fitoi Kupën e Botës dhe tani ai do të jetë kapiten i mi këtu në Juventus, si dhe në ekipin kombëtar”.

“Fino alla fine [deri në fund], Forza Juventus!”, ka përfunduar ylli italian. /Telegrafi/