Telegrafi

Bernardeschi infektohet me COVID-19

Juventus ka njoftuar se Federico Bernardeschi ka dalë pozitiv me coronavirus.

Grumbulli i rasteve pozitive pas ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës është rritur, pasi Biankonerët njoftuan që Bernardeschi është lojtari i tretë që rezulton pozitiv për COVID-19 në ekip.

Merih Demiral dhe Leonardo Bonucci u kthyen nga ndeshjet ndërkombëtare pasi kishin kontraktuar virusin dhe ishin vendosur në izolim.

Alessandro Florenzi, Marco Verratti, Salvatore Sirigu, Vincenzo Grifo dhe Alessio Crago ishin testuar pozitivë pasi u kthyen nga ndeshjet qe kishte Italia, dhe tani Bernardeschi.

“Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, ka dalë pozitiv Federico Bernardeschi me COVID-19”.

“Lojtari është në izolim dhe asimptomatik. Klubi mbetet në kontakt me autoritetet shëndetësore duke ndjekur protokollet e parashikuara për të lejuar stërvitje dhe aktivitete garuese për ekipin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/