Site icon Telegrafi

Bernard Challandes plotëson listën për ndeshjet me Guinenë dhe Gambinë, fton Lavdrim Hajrullahun dhe Mersin Asllanin

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të shtojë edhe dy futbollistë në listë.

Kjo pasi Prishtina që kishte të ftuar katër lojtarë: Gledi Micin, Endrit Krasniqin, Leonit Abazin dhe Lumbardh Dellovën, kishte kërkuar që lojtarët e saj të mos ftohen për shkak të përgatitjeve për paraelimnatoret për në Ligën e Kampionëve.

Kështu në vend të këtyre lojtarëve, Challandes ka grumbulluar edhe dy futbollistët që vijnë nga FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.

FC Stade de Laussane-Ouchy është skuadër që bën gara në kategorinë e dytë zvicerane.

Lavdim Hajrullahu është 23 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, ndërsa Mersin Asllani luan mesfushor dhe është 21 vjeç.

Në dy miqësoret kundër dy kombëtareve afrikane, Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për ekipin A në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version