Site icon Telegrafi

Bernard Challandes paralajmëron Zvicrën për miqësoren me Kosovën

Bernard Challandes është deklaruar për miqësoren që Kosova do ta zhvillojë ndaj Zvicrës.

Ish-strategu i Kosovës ka thënë se kjo ndeshje do të jetë si një festival i vërtet futbolli, duke ditur se kush luan për të dy vendet dhe se sa të lidhura janë me njëra-tjetrën.

“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtet i futbollit. Larg nga politika dhe nga problemet politike”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran “20min”.

Lexo po ashtu Në një skemë të njëjtë, por me disa ndryshime - ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës

Tutje, ai ka thënë se të gjithë në Kosovë janë krenarë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për arritjet e tyre.

“Kur Përfaqësuesja jonë arrin suksese, mund të shohësh flamuj zviceran duke valuar në Prishtinë. Gjithashtu, të gjithë në Kosovë janë krenarë me Shaqirin e Xhakën, për arritjen e tyre”.

Lexo po ashtu Para ndeshjes miqësore: Presidenti i Federatës Zvicerane shtron drekë për ekspeditën e Kosovës

“Ka shumë lojtarë të talentuar në klube dhe në rrugët e Kosovës. Është vetëm çështje e vazhdimit të punës dhe duhet të jenë të qetë”.

“Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë”, ka shtuar më tej zvicerani. /Telegrafi/

Exit mobile version