Telegrafi

Bernard Challandes: Kemi bërë shumë gabime, nuk ishte dita jonë – nuk është turp të humbësh nga Greqia

Bernard Challandes ka folur në konferencë pas ndeshjes së humbur të Kosovës ndaj Greqisë.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas kësaj humbje ka folur trajneri Challandes, i cili ka mbetur shumë i pakënaqur me humbjen dhe me paraqitjen e lojtarëve.

Lexo po ashtu Kosova mposhtet nga Greqia në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kombeve

“Kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë dhe në shumicën e pjesës së dytë kemi bërë gabime dhe kemi humbur shumë topa”, ka thënë fillimisht Challandes për Supersport Kosova pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se është problem sistemi i lojës, por është më shumë problem se çfarë gabime kemi bërë”.

“E pamë që nuk ishte dita perfekte sot. Shumë lojtarë na munguan”.

“Kemi luajtur dy ndeshje dhe siç duket forma e lojtarëve nuk është më e mira”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosova 1-2 Greqia: Bernard Berisha më i mirë, Arbër Zeneli vlerësohet më së dobëti

“Për mua Berisha ka bërë një punë të mirë dhe unë pres nga zëvendësuesit të bëjnë diçka. Njësoj ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë”.

“Nuk jam i kënaqur me këtë lojë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është turp të humbësh nga Greqia”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/