Bernard Challandes ka folur në konferencë pas ndeshjes së humbur të Kosovës ndaj Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj humbje ka folur trajneri Challandes, i cili ka mbetur shumë i pakënaqur me humbjen dhe me paraqitjen e lojtarëve.
“Kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë dhe në shumicën e pjesës së dytë kemi bërë gabime dhe kemi humbur shumë topa”, ka thënë fillimisht Challandes për Supersport Kosova pas ndeshjes.
“Nuk mendoj se është problem sistemi i lojës, por është më shumë problem se çfarë gabime kemi bërë”.
“E pamë që nuk ishte dita perfekte sot. Shumë lojtarë na munguan”.
“Kemi luajtur dy ndeshje dhe siç duket forma e lojtarëve nuk është më e mira”.
“Për mua Berisha ka bërë një punë të mirë dhe unë pres nga zëvendësuesit të bëjnë diçka. Njësoj ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë”.
“Nuk jam i kënaqur me këtë lojë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është turp të humbësh nga Greqia”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/