Site icon Telegrafi

Bernard Challandes komenton për kalimin e Amir Rrahmanit te Napoli

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka komentuar për “Radio Kiss Kiss Napoli” transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli.

Lojtari të premten ka kryer testet mjekësore dhe zyrtarizimi do të vije të hënën. Mësohet se Napoli ka paguar 14 milionë euro për shqiptarin, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do të fitojë 1.8 milion euro në sezon.

Challandes ka pasur vetëm fjalë të mira për blerjen më të re të Napolit, por edhe këshilla për lojtarin.

Challandes (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Rrahmani është lojtar i kompletuar, mbrojtës modern. Ai i përdor të dy këmbët, loja e tij në ajër është fantastike. Ai ka luajtur te Dinamo Zagreb edhe si mbrojtës i majtë, mund ta bëjë edhe atë pozitë sepse është i mençur”.

“Ai mund të luajë në të tri pozicionet e mbrojtjes, ashtu siç po bën te Verona dhe ekipi kombëtar. Adaptohet shumë lehtë për nevojat e trajnerit”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Timonieri” i Kosovës u dal të flas edhe për karakteristikat që i ka si lojtar, por edhe si person, duke marr vlerësimin maksimal të zviceranit.

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ai ka personalitet të mirë. Ka vetëbesim, është lojtar i qetë. Napoli ka bërë blerje fantastike”.

“Për një kohë të shkurtër ai është bërë lider në mbrojtje, falë karakterit të tij. Ai është lider edhe në zhveshtore, dhe prandaj është edhe kapiten”.

“Para Krishtlindjeve lexova se mund të shkojë në Napoli. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë hapësira edhe nëse atje është konkurrenca e fortë”, e ka mbyllur intervistën e tij Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version