Bernard Berisha po kalon formë shumë të mirë që nga transferimi në kampionatin rus.
Mesfushori kosovar po vazhdon formën e tij të mirë te skuadra e tij, Anzhi.
Kjo pasi, ka arritur të shënoj edhe një gol dhe kësaj radhe ndaj skuadrës së madhe, Zenit st. Petersbourg.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar golin e parë të skuadrës së tij, duke ngushtuar epërsinë e Zenitit në 2-1.
Goli i Berishës erdhi në minutën e 28-të nga pika e bardhë. /Telegrafi/