Telegrafi

Bernard Berisha shënon supergol me gërshërë ndaj Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar golin e parë ndaj Greqisë, duke ngushtuar epërsinë në 1-2.

Është sulmuesi këmbëshpejtë Bernard Berisha, i cili ka shënuar për rezultatin 1-2.

Goli i Berishës ishte fantastik me gërshërë pas një topi të kthyer nga portieri.

Ky gol i sulmuesit erdhi në minutën e 84-të të ndeshjes. /Telegrafi/