Mesfushori anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka vazhduar me formë të mira dhe gola tek skuadra e tij, Akhmat Grozny.
Akhmat Grozny ka barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi Tambov në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier Ligën Ruse.
Goli i vetëm në barazimin e skuadrës çeçene u shënua nga ylli pejan i Kosovës, Bernard Berisha.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi një supergol në minutat shtesë për barazimin 1-1, duke u zgjedhur pastaj edhe lojtari i ndeshjes.
Ky gol i Berishës erdhi nga një distancë rreth 20 metrave pas një topi të kthyer nga zona kundërshtare.
Me këtë gol, Bernardi arrin në kuotën e dy golave nga tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezon./Telegrafi/