Bernard Berisha e ka filluar mbarë fazën përgatitore te skuadra Akhmat Grozny.
Anësori shqiptar ka shënuar golin e fitores dhe të vetmin në ndeshjen për skuadrën ruse ndaj Holstein Kiel.
Bernard Berisha është njëri ndër lojtarët kryesor të Akhmat Grozny, e që pritej një gol nga ai ndaj skuadrës gjermane.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës e realizoi golin në minutën e 60-të, e që ka shenja se ai po i rikthehet formës së lartë.
Anësori shqiptar është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë, pas problemeve që kishte pas me disa lëndime në muajt e kaluar. /Telegrafi/
«Ахмат» завершил летние сборы в Австрии победой над немецкой командой «Хольштайн Киль» со счётом 1-0. Победный гол во втором тайме забил Бернард Бериша. 👍🏻👍🏻👍🏻 #Ахмат #Сборы #Австрия pic.twitter.com/8yEoA5adjk
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) July 9, 2019