Telegrafi

Bernard Berisha shënon dy gola të bukur në fitoren e Akhmat Grozny në udhëtim te Krasnodari

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka bërë një super-paraqitje në fitoren e ekipit të tij, Akhmat Grozny si mysafir i Krasnodarit.

Akhmat Grozny ka marrë një fitore të thellë në udhëtim te Krasnodari me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Rusisë.

Dy gola në këtë fitore të ekipit nga Dagestani i shënoi ylli i Kosovës, Bernard Berisha.

Djaloshi nga Peja golin e parë e shënoi në minutën e 51-të duke e dribluar edhe portierin për epërsinë 0-3.

Berisha ishte i saktë edhe në minutën e 68-të duke thelluar edhe më shumë epërsinë e ekipit të tij në 0-4.

Me këtë dy gola, Berisha shkon në kuotën e tetë golave dhe dy asistime deri tani këtë sezon.

Në anën tjetër, Akhmati ka 32 pikë në vendin e 11-të. /Telegrafi/