Mesfushori kosovar, Bernard Berisha ka shënuar një tjetër gol në Rusi.
Në kuadër të Kupës së Rusisë, Anzhi Makhachkala është përballur me fuqinë e futbollit rus Zenit St Petersburg duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
E kur Anzhi të shënoi katër gola nuk kishte se si të mungonte në listë edhe emri i Bernard Berishës.
Mesfushori ofensivë nga Kosova ka shënuar golin e katërt në këtë ndeshje në minutën e 79-të.
Kjo ishte ndeshja e parë, ndërsa pas kësaj epërsie të lartë vështirë se Zenit do ta eliminojë skuadrën e kosovarit. /Telegrafi/