Telegrafi

Bernard Berisha reagon pasi Bernard Challandes e la jashtë listës për ndeshjet e shtatorit

Bernard Challandes sot konfirmoi listën e lojtarëve të ftuar për tre ndeshjet e shtatorit.

Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës për eliminatoret për Kupën e Botës.

Në listë mungon sulmuesi anësor, Bernard Berisha, i cili po zhvillon një sezon mjaftë të mirë me Akhamt Groznin në Rusi.

Lexo po ashtu Çfarë përmban lista e Challandes: Lojtar pa klub, mungesa e Bernard Berishës dhe i shumëprituri Astrit Selmani

Atij nuk i ka pëlqyer mos-ftesa nga selektori duke ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’.

Zoti osht me i madhi nuk i perkulem askujt perpos teje”(sic.), ka shkruar Berisha në llogarinë e tij.

Futbollisti pejan ka zhvilluar katër paraqitje në sezonin e ri të kampionatit rus ku ka regjistruar dy asistime. /Telegrafi/