Bernard Challandes sot konfirmoi listën e lojtarëve të ftuar për tre ndeshjet e shtatorit.
Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës për eliminatoret për Kupën e Botës.
Në listë mungon sulmuesi anësor, Bernard Berisha, i cili po zhvillon një sezon mjaftë të mirë me Akhamt Groznin në Rusi.
Atij nuk i ka pëlqyer mos-ftesa nga selektori duke ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’.
“Zoti osht me i madhi nuk i perkulem askujt perpos teje”(sic.), ka shkruar Berisha në llogarinë e tij.
Futbollisti pejan ka zhvilluar katër paraqitje në sezonin e ri të kampionatit rus ku ka regjistruar dy asistime. /Telegrafi/