Site icon Telegrafi

Bernard Berisha merr çmimin ‘Nderi i Qytetit’ në Pejë

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, të mërkurën e ka pranuar çmimin ‘Nderi i Qytetit’ nga Komuna e Pejës.

Anësori i Akhmat Grozny është nderuar me këtë çmim nga kryetari Gazmend Muhaxheri dhe është shprehur shumë krenar për të.

“Jam tepër i nderuar që sot për nder të 22 vjetorit të Çlirimit të qytetit Pejës e mora titullin ‘NDERI I QYTETIT’, me këtë rast i falënderoj kryetarin Gazmend Muhaxheri, kryesuesin Islam Husaj dhe të gjithë̈ asamblistët qe ma ndanë këtë titull. Do ta mbaj̈ me krenari këtë titull”.

“Pa luftën e shenjtë të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të Dëshmorëve tanë nuk do ta gëzonim as këtë përvjetor të çlirimit.

“Faleminderit qyteti zemrës sime PEJA”, ka shkruar Berisha në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version