Site icon Telegrafi

Bernard Berisha: Kemi të ardhme të madhe

“E kam vlerësuar maksimalisht lojën, pasi ishte hera e parë në përfaqësuesen e Kosovës dhe ky ishte një nder”.

“Ky ekip ka një të ardhme të madhe, pasi ka lojtarë shumë cilësorë. Gjate ditëve që kemi qenë bashkë e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje, pasi kemi dashur t’u tregojmë të gjithëve se çka jemi në gjendje të bëjmë”.

“Trajneri më ka udhëzuar gjatë gjithë kohës dhe unë jam munduar t’i kryej në përpikëri detyrat që mi ka dhënë”.

“Me këta lojtarë që kemi dhe me të tjerë që do të vijnë, e ardhmja është e madhe”, ka deklaruar Berisha. /Telegrafi/ 

Exit mobile version