Site icon Telegrafi

Bernard Berisha i jashtëzakonshëm përballë CSKA Moskës, shënon dhe asiston për t’i dhënë fitoren Akhmat Groznyt

Bernard Berisha ka kontribuar në një fitore të madhe të skuadrës së tij Akhmat Grozny si mysafir i CSKA Moskës.

Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Rusisë, u mbyll me fitoren e Akhmat me rezultat 2-1.

Bernard Berisha u fut në lojë në minutën e 71-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur 1-0.

Pas tetë minutash, Berisha harkoi bukur në zonë për të gjetur Mohamed Konaten, i cili shënoi me kokë për 1-1.

Në minutën e 87-të, ishte radha e Berishës për të shënuar, duke gjetur rrjetën me gjuajtje-harkim drejt portës, për fitoren e skuadrës së tij.

Berisha pas ndeshjes nga SofaScore u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.1.

Për 20 minuta sa luajti, sulmuesi i krahut përveç golit dhe asistimit kishte edhe pesë pasime të sakta dhe dy pasime kyçe.

Berisha ka dy gola dhe katër asistime në Superligën e Rusisë këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version