Telegrafi

Bernard Berisha iu bën thirrje qytetarëve për coronavirusin: Një sfidë për të gjithë ne, por sfida i kalojmë me sukses

Mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë popullin e Kosovës pas përhapjes së coronavirusit (Covid-19) edhe në vendin tonë.

Lojtari i Akhmat Grozny, ka thënë që qyetarët të qëndrojnë në shtëpi, për tu kthyer pastaj me sfidat e Kosoës në qershor.

“Përshëndetje të gjithëve. Duke marrë parasysh se kohët e fundit është përhapur coronavirusi ju bëj thirrje të gjithëve që të dëgjoni institucionet e shtetit tonë”.

Bernard Berisha në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Kjo është një sfidë për të gjithë ne, por kemi pasur edhe sfida tjera që i kemi kaluar me sukses. Andaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të keni kujdes për veten dhe për të tjerët”.

Mesazhi i Bernard Berishës

"Keni kujdes për veten dhe të tjerët, dëgjoni udhëzimet e institucioneve, në qershor do t'ju bëjmë krenarë"…#qëndronështëpi #papanik #mekujdes#mekrenariepërgjegjësi #Dardanët #Kosova🇽🇰💪⚽️

Publiée par Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova sur Vendredi 20 mars 2020

“Në muajin qershor kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ku shpresojmë t’i arrijmë dy fitore dhe të t’ju bëjmë të gjithëve krenarë. Forca Kosova!”, thuhet në mesazhin e Bernard Berishës.