Bernard Berisha po vazhdon me shkëlqimin e tij në ligën e Rusisë, më saktësisht te skuadra Akhmat Grozny që fitoi 2-0 ndaj Ural.
Reprezentuesi i Kosovës arriti që të mbyllte këtë takim me gol, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte tri pik në javën e nëntë.
Golin e parë për vendasit e shënoi Georgi Melkadze në minutën e dytë, me një asistim të Silva Limas.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të shënuar, derisa në të dytën në skenë doli Berisha.
Në minutën e 57-të, Akhmat Grozny fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi anësori kosovar me shumë saktësi, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Me këtë triumf, Grozny është në vendin e tetë me 13 pikë, shtatë pikë mbrapa liderit Zenit. /Telegrafi/