Bernard Berisha e ka filluar mbarë sezonin te Akhamt Grozny, pasi e ka shënuar golin e fitores.
Anësori shqiptar shënoi golin e vetëm në ndeshje për skuadrën ruse në përballjen ndaj Krasnodarit.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës e fitoi penalltinë në minutën e dhjetë, mirëpo portieri kundërshtar e mësoi anën se nga do gjuante, për t’i mohuar kështu golin në fillim të takimit.
Por, nuk vonoi shumë dhe Bernard Berisha (28’) e shënoi golin e fitore për Akhmat Groznyn, për t’i fituar kështu tri pikët e parë për skuadrën e tij. /Telegrafi/