Telegrafi

Bernanke: Kriza përfundon me 2009

"Recesioni, sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë këtë vit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike do të pasojë në fillim të vitit 2010. Kjo rimëkëmbje ekonomike do të përshpejtohet me kohë”, ka theksuar shefi i rezervave federale, Bernanke.

Ai njëherësh ka vlerësuar se SHBA-të kanë shmangur rrezikun e përsëritjes së krizës së madhe ekonomike, sikurse ajo e vitit 1929.

Bernanke, megjithatë ka pranuar se sistemi financiar botëror në vjeshtë ka qenë shumë afër rrënimit. /rel/