Telegrafi

Bernanke: Ka perspektiva që recesioni të mbarojë në fund të vitit

Ai në kuadër të fjalimit të vet para Kongresit të SHBA-ve paralajmëroi se kurimi i plotë i ekonomisë mund të marrë më shumë se dy-tre vite.

Bernanke ishte i përmbajtur në parashikimet dhe vlerësoi se ekonomia amerikane shënon rënie te thellë, e cila vazhdon edhe në tremujorëshin e parë të vitit 2009.

Krahas kësaj, ai tha se nismat e ndërmarra si duket kanë filluar t’i stabilizojnë tregjet thyera financiare dhe nëse ato japin rezultatet e pritura, recesioni mund të përfundojë deri në fund të vitit 2009.

Pritet, theksoi Brenanke, që papunësia të mbetet në nivelin e lartë deri në vitin 2011, që do ta ndërlikojë veprimtarinë ekonomike.