Telegrafi

Bernanke: Ekonomia ka nevojë për ndihmë

Deklarata e Bernanke u përkthye si qëndrim i pandryshuar i Bankës Qendrore Amerikane për programin 600 miliardë dollarë të blerjes së aseteve. Në dëshminë para komisionit të buxhetit të dhomës së përfaqësuesve, Bernanke paralajmëroi gjithashtu edhe për paqëndrueshmërinë e deficitit buxhetor.

Ai pranoi se të dhënat e reduktimit të papunësisë në 9 për qind për janarin kundrejt 9.8 për qind në nëntor janë ‘bazë e mirë për optimizmin. Por ai u shpreh i shqetësuar se masa e punësimit është ‘anemike”.

Ai e cilësoi përmirësimin si të ngadaltë me vetëmnjë  milionë të punësuar kundrejt 8 milionë të tjerëve që rezultuan të pa punë për shkak të recensionit më të madh ekonomik që nga Depresioni i Madh në vitet 30 të shekullit të kaluar. Në lidhje me inflacionin kreu i rezervës federale u shpreh pak i shqetësuar, duke paralajmëruar normë të ulët të presionit inflacionist pavarësisht rritjes së çmimit të hidrokarbureve.

"Kredituesit nuk mund të kenë gjithmonë vullnetin të japin borxh për një qeveri me debit të lartë dhe të krahasueshëm me të ardhurat kombëtare dhe me trend rritës pa limit. Nëse nuk do të ndodhë një ndryshim, ai ka për të ardhur me shpejtësinë dhe dhimbjen me të cilën erdhi edhe përgjigja ndaj krizës financiare”, tha Bernanke. /Telegrafi/