Telegrafi

Bernanke: Ekonomia amerikane do të fillojë rimëkëmbjen

Drejtori i Bankës Qendrore Amerikane, Ben Bernanke deklaroi se rikuperimi do të fillojë së shpejti.

“Rikthimi i rritjes ekonomike – tha Bernanke – ka shanse mjaft të mira”. “Gjithsesi përsa i përket papunësisë, ajo do të fillojë të bjerë gradualisht, pasi të kulmojë me parë në 10%”, tha Bernanke.

Fjala e shefit të FED dha sinjale të mira për bursat, çka u reflektua menjëherë tek indekset e Wall Street.

Treguesi “Dow Jones” u rrit me 1%, por akoma me shumë njofton BBC, u rriten shifrat në tregjet evropiane.

Por nuk ishte i njejtë me atë të tregjeve europiane, reagimi i kreut të Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trishe, i cili e quajti fjalimin e Bernankes të parakoshëm. /Telegrafi/tch/