Telegrafi

Bernanke: Deficit pengesë për ekonomin

Deficiti i lartë i shtetit mund të pengojë vitet e ardhshme rimëkëmbjen e ekonomisë, paralajmëroi ai në një fjalim në qytetin Providence të shtetit Rhode Island. Njëkohësisht ai kundërshtoi mundësinë e rritjes së tatimeve dhe shkurtimeve të të ardhurave për qytetarët.

Bernanke tha se politika gjendet para vendimeve të rënda, për shkak të gjendes së buxhetit. Në buxhetin për vitin 2008/2009 kishte një deficit prej rreth një bilion euro, që është deficiti më i lartë i SHBA-së që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/