Telegrafi

Bërnabiq: Serbia humb 42 milionë euro në muaj nga taksa 100%

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë, ajo tha se Beogradi ka njoftuar Sekretariatin e CEFTA-së dhe BE-në.

“Ne humbim rreth 42 milionë euro në muaj, por çmimi më i lartë në këtë paguhet nga serbët të cilët janë të diskriminuar dhe më pak të sigurt se më parë”, theksoi ajo.

Lexo po ashtu Presionet ndërkombëtare ndaj taksës 100 për qind nuk e zmbrapsin Qeverinë

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me 21 nëntor kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës. /Telegrafi/