Sipas medieve italian, Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është i zemëruar me Sino-Europe Sports, pas një tjetër vonese në marrjen e pronësisë së klubit.
Konsorciumi kinez ka humbur afatin e fundit për të blerë kuqezinjtë, i cila ishte vendosur për 3 mars, por premtuan se do të paguajnë një depozitë prej 100 milionë eurosh.
Paratë u priten të arrijnë këtë javë, por deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim dhe kjo mund të vonohet deri të hënën e ardhshme.
Tani gazeta italiane, ‘Sky’ raporton se te Berlusconi po rritet gjithnjë e më shumë frustrimi me marrëveshjen, dhe po mendon të mbetet vetë në krye të klubit, apo gjetjen e investitorëve të rinj.
Kjo pason edhe pretendimet e më hershme se Sino-Europe janë duke konsideruar për tu tërhequr nga marrëveshja për blerjen e Milanit.
Investitorët kinezë kanë paguar tashmë dy depozita të pakthyeshme prej 200 eurove për të blerë klubin Rossoner. /Telegrafi/