Telegrafi

Berlusconi: United duhet të ketë frikë nga Milani

Milani do fillojë ndeshjen në Old Traffort me rezultat negativ, pas disfatës 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro, por rosonerët janë optimistë.

“Nuk do t’ju jap përqindje, vetëm do të them se Milani mund të shkojë më tej nëse beson. Dhe Milan beson në vete pasi ata nuk kanë frikë nga asnjë ekip në botë, as nga Manchester United. Të tjerët duhet të kenë frikë nga ne”, ka thënë Berlusconi.

“Ne duhet të luajmë një ndeshje që i shkon për shtati Milanit të madh, të luajmë me përkushtim dhe në nivel deri në sekondën e fundit të ndeshjes”, ka shtuar më tej kryeministri italian./Telegrafi/