Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka treguar se kur po planifikon ta shesë Milanin.
Patroni Rossoner ka në tavolinë dy oferta, teksa po shqyrton mundësitë më të mira.
“Dua ta shes klubin, por duhet ta bëj në atë mënyrë që të jetë në duart stabile për të vazhduar historinë e madhe”.
“Nëse e shes Milanin, do të jetë vetëm për të vazhduar me traditën për trofe, përndryshe e mbaj vet”, ka thënë Berlusconi.
Deri të hënën raportohet se ka kohë Berlusconi që t’i japë përgjigje një grupi kinez të interesuar tej mase për klubin Rossoner. /Telegrafi/