Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi u diagnostikua me inflamacion të të dy mushkërive.
Politikani italian ishte shtruar më parë në spital për shkak të një testi pozitiv për coronavirusin, njoftoi agjencia italiane ANSA.
Pneumonia e dyfishtë ose dypalëshe prek të dy mushkëritë dhe mund ta vështirësojë frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.
E njëjta diagnozë u vendos në shumë pacientë që u shtruan në spital për COVID-19.
Berlusconi, 83 vjeç, u transportua në një spital në Milano mbrëmë vonë, por partia që drejton italiani, “Forza Italia” pretendon se gjendja nuk është e rëndë dhe se ai u shtrua në spital si një masë paraprake.
Ndryshe, Berlusconi dyshohet se ishte infektuar në një ndejë të organizuar nga Flavio Briatore në Sardenja. /Telegrafi/