Site icon Telegrafi

Berlusconi tërhiqet nga shitja e Milanit?

Janë rritur spekulimet se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi po refuzon të shesë klubin e tij te konsorciumi kinez.

Berlusconi ka qenë afër kompletimit të negociatave, para dështimit të tyre.

Berlusconi është i vetmi që po kundërshton shitjen, pasi familjarë të tij dhe zyrtarë të Fininvest kanë kërkuar prej tij që të heqë dorë nga klubi.

Në ditët e fundit presienti bëri të ditur se ai nuk dëhsiron ta finalizojë marrëveshjen.

Ai madje përqeshi kinezët në një tubim të fundit politik, çka ka bërë që të ftohen edhe më shumë raportet mes tij dhe kinezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version