Telegrafi

Berlusconi telefonon Allegrin për trajner të Milanit

Allegri është i lirë, pas shkarkimit nga bordi drejtues i Cagliarit, ndërsa pritet të takohet me drejtuesit e Milanit, të enjten ose të premten.

Corriere della Sera nga ana tjetër shkruan se Berlusconi do ta prezantojë trajnerin e ri gjatë kësaj fundjave. Marrëveshja me Masimiliano Allegrin pritet të finalizohet në ditët në vijim. /Telegrafi/