Silvio Berlusconi e mbajti fjalën duke e shkarkuar trajnerin serb, Sinisha Mihajlovic.
Vendin e tij e ka zënë Cristian Brocchi që deri tani ka drejtuar skuadrën e dytë (primavera) të Milanos.
Mediat italiane kanë publikuar sot edhe prapaskenat e largimit të Mihajloviçit ku thuhet se ka mjaftuar vetëm një telefonatë për t’i komunikuar trajnerit largimin e tij.
Flitet se Berlusconi ka zgjedhur të mos bëjë bisedime të gjata me serbin, por ka preferuar ta marrë në telefon dhe ti thotë se nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e Milanit.
Pasditen e sotme, do të zyrtarizohet edhe ardhja e trajnerit të të rinjve të Milanit në stolin e të rriturve. /Telegrafi/