Telegrafi

Berlusconi: Si e rrënoni një stadium që i bëri zemrat e tifozëve të Interit dhe Milanit të dridheshin për dekada

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka goditur planet për një San Siro të ri.

Milan dhe Inter kanë paraqitur plane të përbashkëta për një stadium të ri prej 60 mijë ulësesh për të zëvendësuar San Siron, por pronari i Monzës, italiani ka dal kundër kësaj ideje.

“Unë jam absolutisht kundër tij, është e pakuptimtë”, tha ish-pronari i kuqezinjve për gazetarët në Lugano.

“San Siro mund të përdoret për ngjarje të tjera, është në zemrat e të gjithë popullit milanist, të cilët kujdesen për futbollin. Mendimi i thjeshtë për këtë është absurd. Ata do ta ndërtojnë një tjetër, duke lënë San Siron të shërbejë për funksione të tjera”.

“Ka pasur ndeshje me kërkesa prej 100 mijë biletave. Gjashtëdhjetë mijë vende nuk do të jenë të mjaftueshme. Si e prishni një vend që i bëri zemrat e tifozëve të Interit dhe Milanit të dridheshin për dekada dhe ku arritëm kaq shumë fitore?”.

Lexo po ashtu Kryetari i qytetit të Milanit: San Siro nuk do të shkatërrohet, nuk mund të vendos Milani e Interi

“Nuk kam fuqi t’i kundërvihem planeve dhe nuk kam dëgjuar ende nga Beppe Sala, por shpresoj që disa arsyetime dhe pak respekt do t’i largojnë nga ky vendim”, pohoi ish-kryeministri italian.

Ndryshe, San Siro apo Giuseppe Meaza është ndërtuar në vitin 1925 gjera për herë të fundit është renovuar para tre viteve. /Telegrafi/