Telegrafi

Berlusconi: Pirlo do ta përfundojë karrierën te Milani

Treshja e Milanit patën një takim për të diskutuar në lidhje me zhgënjimin nga sezoni i kaluar dhe ndeshjet parasezonale, ndërsa njëri nga vendimet e tyre ishte mosshitja e Pirlos te Chelsea.

“Andrea Pirlo është jashtë merkatos. Ai do të qëndrojë me ne dhe do ta përfundojë karrierën te Milani”.

“E dini se Pirlo është kërkuar nga Chelsea që ka bërë edhe një propozim ekonomik. Ne folëm edhe me lojtarin dhe vendosëm ta mbajmë atë sipas kërkesës së Leonardos”, ka thënë Berlusconi për “Corriere dello Sport”, duke shtuar se Milani do ta blejë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.