Telegrafi

Berlusconi përgatit album të ri muzikor

"Punojmë shumë. Do të doja që albumi të del në shitje gjatë muajit dhjetor, por nuk do të jetë i mundur për shkak të obligimeve të shumta të Berlusconit", ka thënë këngëtari për gazetën Republicca.

Berlusconi e Apicella albumin e mëhershëm e kanë lansuar në vitin 2004, derisa shitja e tij, me reklama të shumta në TV programet e Mediaset dhe 45 mijë kopje të shitura, është kategorizuar në listën e 50 më të shiturve.

Apicella përndryshe është këngëtar i këngëve tradicionale napolitane, derisa Berlusconin ai e ka njohur gjatë një darke në një restorant napolitan në vitin 2001, shkruan portali SEEbiz.