Telegrafi

Berlusconi: Pato do të mbetet në Milan

Pato së bashku me Andrea Pirlon vazhdimisht lidhen me një transferim në Chelsea, por presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, beson se që të dy do të mbeten në San Siro.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë me Pirlon, shpresoj se ai do të qëndrojë, por duhet ta përcjellim situatën. Pato do të ketë një karrierë të pabesueshme dhe mendoj se ai do të mund ta zëvendësojë Kakan”, ka thënë Berlusconi.

“Nuk ka kurrfarë problemi me Ambrosinin, ai dëshiron të vazhdojë marrëveshjen edhe për një sezon. Edhe Ronaldinho do të jetë i mirë këtë vit”, ka shtuar presidenti.