Silvio Berlusconi thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shiste Milanin tek investitorët kinezë, pasi nuk kishte alternativa italiane.
Ish-pronari i Milanit, presidenti legjendar përfundoi më në fund shitjen e tij të klubit në grupin e investimeve Rossoneri Sports Luxmburg, të udhëhequr nga Yonghong Li, muajin e kaluar.
Duke folur për Panorama, 80-vjeçari italian shpjegoi se fluksi i parave në futboll nga vende të tilla si Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët kanë bërë të pamundur për familjet e tij që të vazhdojnë të konkurrojnë me klubet e suksesshme.
“Njerëzit tanë më të mirë janë duke kërkuar një të ardhme jashtë vendit”, ka theksuar fillimisht Berlusconi për mediat italiane.
“Shumë biznesmenë po mbyllin ose i shesin ndërmarrjet e tyre për të huajt sepse nuk ka më blerës italianë të besueshëm”, përcjell Telegrafi.
“Paraja e naftës ka ndryshuar futbollin. Asnjë familje, sado e pasur, nuk ka fuqinë ekonomike për të mbajtur një ekip në nivelin e lartë të një klubi të madh që meriton”.
“Unë do të mbetem tifoz më i madh i Milanit, i gatshëm të festoj dhe të vuaj çdo të diel, ashtu si kam bërë si djalë i ri kur babai im më mori në stadium”, përfundoi presidenti legjendar i Milanit. /Telegrafi/