Telegrafi

Berlusconi: Nuk kam refuzuar 150 milionë euro për Kaka

“Adriano Galliani erdhi këtu dhe më sqaroi gjithçka. A do ta pranoja ofertën prej 150 milionë eurosh? Jo, por të paktën është dashur të jem i informuar”.

“T’i lëmë shakatë anash. Nuk më kujtohen këto oferta. Merkatoja e Milanit ka qenë gjithnjë mirë e menaxhuar. Tifozët ma kërkuan Ronaldinhon. Ai erdhi dhe shfaqi spektakël”, deklaroi Berlusconi për La Gazzeta dello Sport. /Telegrafi/