Site icon Telegrafi

Berlusconi: Nuk është e lehtë të më zëvendësojë Milani

Silvio Berlusconi ka folur për ish-klubin e tij, Milanin, i cili sipas tij nuk mund ta zëvendësojë me pronarë apo president të rinj.

Milani ka luftuar për të rikthyer veten në maje të futbollit që nga mbretërimi i Berlusconit dhe ish-Presidenti ka pohuar se nuk është e lehtë të gjesh pasardhësin e tij.

“Për të marrë rezultate të mira, lojtarët duhet të kenë parasysh shumë gjëra të mira. Ata kanë nevojë për një klub që përqafon lojtarët dhe një trajner të aftë”, ka thënë fillimisht Berlusconi për TeleLombardia.

“Mbështetja e Presidentit është e rëndësishme, unë gjithmonë dija gjithçka për çdo lojtar, ata më shohin pothuajse si një vëlla më të madh”.

“Nuk është e thjeshtë të gjesh një pasardhës të Berlusconit.

“Mendoj se ai bëri atë që duhej të bënte, unë jam akoma afër Milanit dhe përpiqem të jap të gjitha sugjerimet që mendoj se mund të jenë të dobishme”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Milani rifillon futbollin kundër Juventusit në gjysmëfinale të Coppa Italia të premten. /Telegrafi/

Exit mobile version