Milani ka qenë në bisedime për të transferuar Kakan dhe është spekuluar se kërkon Mario Balotellin, por është Berlusconi ai që hesh poshtë tratativat.
“As Balotelli e as Kaka nuk do të vijnë te Milani. Këto janë marrëveshje të pamundur në kohëra të tilla”, ka theksuar Berlusconi për Radio 2.
Rossonerët janë duke tentuar që të bëjnë dy-tri transfere të mëdha për të rikthyer shikuesit në stadium dhe shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, që janë avulluar nga një fillim sezoni katastrofik. /Telegrafi/