Telegrafi

Berlusconi: Nuk do të angazhojmë më futbollistë ‘të vjetër’

Pas shitjes së Kaka, Berlusconi deklaroi se Milani do të fillojë një cikël të ri, ndërsa tani thotë se klubi i tij nuk do të angazhojë më lojtarë ‘të vjetër’.

“Nuk do të blejmë më lojtarë më të vjetër se 30 vjeç, sepse tashmë kemi shumë të tillë. Do të orientohemi kah ata që kanë më pak se 23 vjet”, është shprehur Berlusconi.