Site icon Telegrafi

Berlusconi nga spitali: Unë jam ndër pesë pacientët më së rëndi të infektuar me COVID-19

Ish-kryeministri i italian, Silvio Berlusconi, i cili u shtrua në spital pas infektimit me coronavirus, thotë se ai po lufton me “sëmundjen e djallit”.

“Unë jam duke luftuar me këtë sëmundje të mallkuar, është shumë e keqe”, tha 83-vjeçari, i cili foli përmes telefonit gjatë një takimi të kryesisë së partisë së tij, “Forza Italia”, raporton ANSA.

Një pjesë e fjalimit me anëtarët e partisë u botua edhe në gazetën Il Giornale, si pjesë e fushatës për zgjedhjet e ardhshme rajonale, transmeton Telegrafi.

Ish-presidenti i klubit të Milanit pretendon se testet në spitalin San Raffaele të Milanos treguan se ai është ndër “pesë pacientët më së rëndi të infektuar”.

“Unë jam duke luftuar sa më mirë që mundem dhe shpresoj të kthehem”, tha ai.

Ndryshe, mediat italiane kanë raportuar se politikani ka edhe pneumoni të dyfishtë. /Telegrafi/

Exit mobile version