Telegrafi

Berlusconi negocion me Allegrin

La Gazzeta dello Sport spekulon se Allegri, të cilit i është hapur rruga drejt Milanit nga Galliani të enjtën, është në krye të listës së emrave për trajner të ri të Milanit. Ai pritet të takohet me Berlusconint me në krah edhe Gallianin, ku pritet të definohen detajet e marrëveshjes.

Berlusconi dëshiron të shohë futboll ofensiv dhe spektakolar, ndërsa stili i Allegrit 4-3-1-2 ofron shumë mundësi dhe lëvizshmëri. Filippo Galli është opsioni i dytë nëse marrëveshja me Allegrin dështon. /Telegrafi/