Telegrafi

Berlusconi në kërkim të Van Basten?

Duket se Berlusconit i ka ardhur në maje të hundës Leonardo dhe pas dy sulmeve të Leonardos ndaj tij, ai sipas La Gazzeta dello Sport, është në heshtje mediatike duke kërkuar në ndërkohë njeriun që do ta pasojë Leonardon.

Berlusconi më herët e ka menduar mundësinë e inkuadrimit të Filipo Gallit nga ekipi i të rinjve, por ai gjithashtu dëshiron të bisedojë edhe me Marco Van Bastenin, në mënyrë që ky i fundit t’u kthehet Rossonerëve.

Në listën e shkurtër të Berlusconit janë dhe Frank Rijkaard dhe ish-trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri. /Telegrafi/