Telegrafi

Berlusconi: Mund ta shes Milanin

“Unë mund ta dorëzojë Milanin”, i tha Berlusconi senatorëve të partisë politike PDL (Popolo della Liberta), gjithnjë sipas revistës “A”.

“Shitja e Milanit do të ma dëmtonte popullaritetin. Nuk është vendim i lehtë. Kujtohuni kur e shita Kakan? Unë humba tre pikë në zgjedhjet evropiane. Dhe me krizën ekonomike, gjetja e një blerësi nuk është e lehtë”, përfundoi Berlusconi.

Kjo deklaratë e Berlusconit vjen pak ditë pasi pranoi kritika të hapura prej tifozëve në lidhje me ecurinë e klubit. Berlusconi ka krijuar një kulturë të shpenzimeve të mëdha gjatë merkatove, por kjo nuk ka ndodhur dy sezonet e fundit, kur ai për shkak të krizës ekonomike u detyrua të shesë futbollistët kryesorë. /Telegrafi/