Silvio Berlusconi ka thënë se skuadra e tij nga Serie C, Monza do ta mposhte 3-0 Milanin në një ndeshje miqësore.
Ish-pronari i Rossonerëve e mori drejtimin e klubi për mbi 30 vite, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Berlusconi para disa vite më parë vendosi ta shiste Milanin për shkak të krizës financiare, mirëpo tani është rikthyer në futboll duke e blerë Monzan nga Serie C.
“Nëse do ta mposhtim Leccon nesër, do të ishte hera e parë në histori për Monzan që i fiton pesë ndeshje radhazi”, ka thënë Berlusconi për La Gazetta dello Sport.
“Unë kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i kam kërkuar një miqësore. Natyrisht se ne do të fitonim 3-0”.
“Të gjithë ata që e kanë parë Monzan në kohët e fundit kanë mbetur të impresionuar dhe jemi duke punuar shumë që të inkuadrohemi në Serie A”, ka shtuar më tej ish-pronari i Milanit. /Telegrafi/