Telegrafi

Berlusconi: Milani nuk ka nevojë të blejë lojtarë

Milani është lidhur me një numër lojtarësh këtë verë, por asnjë përforcim i madh nuk ka arritur në ekip, derisa stërvitjet para-sezonale tashmë kanë filluar.

“Ne kemi zgjedhur të shohim përpara, duke synuar rinovimin. Megjithatë, ekipi ynë mbetet i frikshëm dhe nga ky aspekt unë parashoh një sezon të mirë. Fansat duhet të mbeten të qetë: nuk do të ketë mentalitet humbës në Milan”, ka thënë Berlusconi për Gazzetta dello Sport.

“Ne kemi kampionë të mëdhenj si Pato, Ronaldinho dhe Pirlo, dhe shumë lojtarë të rinj premtues. Asnjë ekip në Itali, në aspektin teknik, nuk ka ekip të fuqishëm si i yni, as edhe Interi”.

“Objektivat? Milani, si gjithmonë, fillon sezonin të fitojë gjithçka, edhe pse ka vite kur është më shumë me fat ose më pak. Përforcimet? Problem nuk janë emrat. Nëse disa dyer në treg do të hapen, dikush do të arrijë, përndryshe jemi mirë edhe kështu. Nuk duhet të blejmë me çdo çmim”, ka thënë Berlusconi.